Ilustrim

24 të Vdekur nga Sulmi me Makinë Bombë

Dhjetëra viktima janë shënuar në sulmin e fundit me makinë bombë në afërsi të kryeqytetit Afgan Kabul.

Një zyrtar i ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur. Zyrtarët njoftojnë se cak i sulmit ishte një autobus i cili barte punonjës të ministrisë së minierave

Në zonën ku ka ndodhur sulmi banojnë hazaratë, pakicë etnike shiite në Afganistan.

Pjesëtaret e këtij grupi kanë qenë cak i sulmeve nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste sunite në Afganistan dhe Pakistan.