Ndriçimi i dobët në vendvotim | Foto: KALLXO.com

Ndriçim i Dobët në një Vendvotim në Klinë

Ndriçimi është i dobët në Shkollën “Fehmi Agani” të Klinës ku është i vendosur vendvotimi 0801C/02R.

Kryesuesi i vendvotimit ka thënë se në këto kushte nuk do ta fillojë numërimin e votave.

Në klasën ku është vendosur vendvotimi po funksionon vetëm njëra nga dritat.

KALLXO.com shkroi sot edhe për një defekt të rrymës në Shkollën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, i cili u rregullua nga KEDS-i pas shkrimit të publikuar.