Ndjekja nga Policia e Kamionit me Derivate (Video)

Ndjekja dhe ndalimi i kamionit ndodhi në Mitrovicë më 17 qershor, ndërsa policia konfiskoi dy bidonë me naftë.

Në xhirim shihet se si Njësia për Hetimin e Kontrabandës në Mitrovicë nisi aksionin, pasi policia mori informatën se me një kamion me rezervuar të modifikuar po bartej naftë e kontrabanduar.

Aksioni i policisë për ndalimin e kamionit nisi në orën 19:00 të 17 qershorit, ndërsa në filmime mund të shihni ndjekjen e këtij mjeti dhe ndalimin e tij.

Pastaj pas kontrollit në rezervuar hetuesit e kontrabandës zbulojnë derivatet ashtu si e kishin informatën dhe policia bashkë me pjesëtarë të Doganës së Kosovës e shoqërojnë kamionin drejt terminalit doganor për procedura të mëtutjeshme.