Ndihmë për Artizanët e Rinj në “Çarshinë e Gjatë”

Kjo qendër planifikohet të ndërtohet në fazën e dytë të punimeve në çarshi që filluan sot.

Sipas Artan Gashit, drejtorit të Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës në këtë fazë do të rregullohet infrastruktura dhe do të mbështeten zejtarët e Pejës.

“Në fazën e dytë do të krijohet edhe një qendër ku është paraparë në Hambarin e Haxhi Zekës të vijojnë gjatë artizanët e vjetër të cilët kanë për detyrë që ato artizanate të veta t’i trashëgojnë tek gjeneratat e reja. Për të gjithë artizanët e rinj të cilët janë të interesuar të absorbojnë praktikat e artizanëve të vjetër, puna në qendër do fillojë në muajin qershor,“ tha Gashi.

Gashi tha se zejtarët gjatë verës në “Çarshinë e Gjatë” pas renovimit të plotë do të mund të punojnë edhe gjatë natës.

“Ideja që të bëhet edhe ndriçimi, është se bizneset të cilat janë në ‘Çarshinë e Gjatë’ të zhvillojnë biznes edhe gjatë natës në muajt kur do të jetë edhe diaspora dhe shumë turistë që vizitojnë qytetin e Pejës,” tha ai.

KALLXO.com muaj me parë raportoi për njërën prej zejeve të “Çarshisë së Gjatë”, atë të përpunimit të plisit që sipas qeleshepunuesve është në zhdukje e sipër nëse nuk merr mbështetje institucionale.

Plisi, Tradita Shqiptare që po e Tret Koha

Faza e parë e restaurimit të “Çarshisë së Gjatë” nisi në nëntor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/fillon-restaurimi-i-carshise-se-gjate-ne-peje/

Projekti i restaurimit në dy fazat e tij do të kushtojë 700 mijë euro, 90 për qind të të cilave janë dhënë nga BE-ja e 10 për qind nga Komuna e Pejës.