Miradije Mavriqi, KQZ. Foto: Kallxo.com

A Ndëshkohen Partitë Nëse Nuk i Publikojnë Raportet Financiare?

Ajo e pranoi se ligji që rregullon çështjen e publikimit të financave të partive politike “ka gabime”, por tha se “KQZ është duke e implementuar” si të tillë.

“Versioni i shkurtër është miratu nga KQZ, është një formë e cila është e publikuar në faqen e KQZ. Mos t’i harrojmë nenet e tjera se ligjet mund të kenë edhe gabime në implementim. KQZ është me implementu ligjin jo me e citu. KQZ publikon raportet  e auditorit së bashku me raportin e auditorit dhe të partisë”, tha Mavriqi.

Për dispozitën ndëshkimore të partive politike për mos publikimin e raporteve financiare të subjekteve politike Mavriqi tha se KQZ i ndëshkon partitë politike për mos publikim pasi të bëhet auditimi i raporteve.

“Në momentin që auditori i kryen punët e saj KQZ i gjobit subjektet politike nëse nuk bëhet publikimi i raporteve të financimit”, shtoi ajo.

Deklaratën e Miradije Mavriqit mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Raportet financiare të publikuara nga partitë politike mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:

Raportet financiare të PDK-së

Raportet financiare të LDK-së

Raportet financiare të NISMA-s

Raportet financiare të Vetëvendosje-s