Shefi i Misionit të OSBE-së, Jan Braathu, duke inspektuar gjendjen e bansës kolektive në Plemetin. Foto: OSBE

Ndërtesa Kolektive e Romëve dhe Ashkalive në Plemetin, në Gjendje të Rëndë

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Obiliqit organizojnë nesër një takim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social nr. 1 në Plemetin.

Rreth 180 banorë romë dhe ashkali, ish-persona të zhvendosur, që jetojnë në këtë objekt me 35 banesa përballen me një emergjencë humanitare për shkak të ujërave atmosferikë që po vërshojnë shkallët e objektit dhe po hyjnë në mure e tavane të banesave si pasojë e kulmit të dëmtuar, incidenteve të mëhershme të zjarrit, si dhe një sistemi joadekuat të kanalizimit atmosferik dhe të ujërave të zeza.

Takimi mbledh përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, misioneve diplomatike, si dhe organizatave të shoqërisë civile, që të pajtohen mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të trajtuar këtë urgjencë. Qëllimi është poashtu që të mblidhen fonde për rindërtimin e kulmit të objektit si zgjidhje afatshkurtër e problemit.

Në këtë takim dotë flasin shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, si dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, do të mbajnë fjalimet hyrëse ndërsa pas tyre do të bëhen prezantime mbi kushtet e jetesës në objektin e banimit social nr. 1 nga Burim Gërguri, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit si dhe Bajrush Berisha, anëtar i Këshillit të Banesave.

Pelmetin. Foto: OSBE