Agim Zatriqi - Foto: RTKlive

Ndërron Jetë ish-Drejtori i RTK-së, Agim Zatriqi

Ish-drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Agim Zatriqi, ka vdekur sot në moshën 66-vjeçare, ka njoftuar sonte televizioni publik.

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, Zatriqi ishte analist i mediave në Qendrën “Gani Bobi”, kurse në vitin 2001 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.

Agim Zatriqi si drejtor i televizionit publik qëndroi deri në vitin 2009.

Zatriqi ishte njëri ndër ekspertët më të shquar të mediave kosovare, profesionist i përkushtuar i nivelit më të lartë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.