Ndërrimi i Xhamave Para Protestës

Ndërrimi i xhamave po ndodh gjashtë ditë para se opozita të zhvillojë protestën e radhës të paralajmëruar më 17 shkurt, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ndërsa sipas Ministrisë së Administratës Publike vendosja e xhamave në ndërtesën e qeverisë në vend të atyre që janë dëmtuar në protestën e fundit, bëhet sipas planit dinamik dhe se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me datën apo me ditën e protestave.

“Për nevojën e riparimit të xhamave MAP-i ka kontraktuar kompaninë e sigurimeve ‘SIGAL’, e cila e bën zëvendësimin e xhamave dhe eliminimin e pasojave të këtyre dëmeve dhe të dëmeve tjera,” tha Zeqir Bekolli, zyrtar për informim në Ministrinë e Administratës Publike.

xhamat3

xhamat1

xhamat

Bekolli tha se ministria nuk ka informata për vlerën e dëmeve të fundit.

“Se sa kanë kushtuar ato dëme, është çështje e kompanisë. Ata i kryejnë obligimet kontraktuese dhe nuk janë të obliguar të na informojnë për vlerën e dëmit,” tha Bekolli.

Xhamat e qeverisë u dëmtuan në fund të protestës opozitare të 9 janarit, pasi drejt këtij objekti u gjuajt me koktej molotovi dhe gurë.

http://kallxo.com/si-eskaloi-protesta-e-9-janarit/

Xhamat e objektit qeveritar u thyen edhe ditën e arrestimit të deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Atëherë rregullimi i tyre kushtoi 40 mijë euro.

http://kallxo.com/40-mije-euro-kushton-rregullimi-i-xhamave-te-objektit-qeveritar/

Për dëmet e protestës së 9 janarit të dhëna nuk ka pasur as Policia e Kosovës e as qeveria.

http://kallxo.com/nuk-jane-llogaritur-demet-nga-protesta/