Ilustrim: Poqi elektrik

Ndërprerje Emergjente e Rrymës në Tri Qytete

KESCO ka njoftuar se tri qytete të Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike gjatë ditës. Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet me kërkesë të KOSTT-it, për riparime të nevojshme emergjente.

“Me qëllim të një intervenimi emergjent, KOSTT do të ndalë dy transformatorët në Ferizaj sot nga 1 orë”, thuhet në komunikatën e KESCO-së.

Reduktime do të ketë në tri qytete.

“Transformatori i parë do të ndalet nga pra 11:00 deri në ora 12:00 dhe transformatori i dytë nga ora 12:00 deri në ora 13:00. Gjatë kësaj periudhe pa energji do të jenë Ferizaj, Shtimja, Kaçaniku dhe Shtërpca”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Viktor Buzhala, zëdhënës i KESCO-së.