Foto: Ilustrim

Ndarja e Gabuar e Drejtësisë për Trashëgiminë

Ligji për Trashëgiminë sipas gjetjeve të Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova nuk është duke u respektuar nga gjykatat.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë, zyrtari ligjor i BIRN dhe dhe Internews Kosova Labinot Leposhtica tha se gjyqtarët nuk respektojnë Ligjin e Trashëgimisë pasi nuk veçojnë pasurinë e përbashkët bashkëshortore, para se atë t’ua ndajnë trashëguesve.

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, rastet e trashëgimisë që i kanë zgjidhur gjykatat tona janë zgjidhur në mënyrë të gabuar.

Në rastet kur burri ka vdekur, e tërë pasuria ka kaluar tek trashëgimtarët, pa u veçuar pjesa që i takon bashkëshortes, si bashkëpronare e barabartë e pasurisë.

Ky problem nuk është vërejtur dhe gjykatat tona kanë zgjidhur lëndët e trashëgimisë duke mos e respektuar ligjin, i cili kërkon që fillimisht të bëhet veçimi i pasurisë së bashkëshortëve e pastaj të  vendoset për pjesën që u takon trashëgimtarëve.

Deklaratat e zyrtarit ligjor të BIRn dhe Internews Kosova Labinot Leposhtica, i cili shpjegon se Ligji i trashëgimisë nuk po zbatohet ssi duhet, mund t’i ndiqni në linkun në vijim.

KALLXO.com ka shkruar për disa raste ku gratë po e kërkojnë trashëgiminë me anë të proceseve gjyqësore.

http://kallxo.com/zyrafete-huskaj-fiton-ne-gjyq-gjysmen-e-shtepise/

http://kallxo.com/shyhrete-berisha-rrefen-si-u-ndalua-te-hyje-ne-shtepi-nga-kunati-e-vjehrra/

http://kallxo.com/gjykata-verteton-pronesine-e-shukrije-berishes/