Arkiva | Foto: KALLXO.com

Ndalohet Xhirimi i Seancës së Limajt

Gjyqtarja e EULEX-it Maria Tuma mbylli pjesërisht për publikun seancën e sotme të gjykimit ku Fatmir Limaj akuzohet për keqpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Tuma ndaloi xhirimin e seancës së Limajt dhe të tjerëve, pasi dëshmitari i sotëm tha se nuk ndihet mirë para kamerave.

Në gjykimin ku Limaj akuzohet për periudhën kur ishte ministër i ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit, është duke dëshmuar djali i biznesmenit tani të ndjerë Mehmet Shkodra.

Limaj akuzohet mes tjerash edhe për disa mesazhe të telefonike të shkëmbyera me ish-biznesmenin në lidhje me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit.

http://kallxo.com/deshmitari-permend-hashimin-ne-rastin-e-limajt/

Në këtë gjykim për të njëjtat vepra si Limaj akuzohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Më 20 tetor edhe një gjykimi tjetër, atij ndaj ish-kreut të Gjykatës së Apelit Salih Mekajt, iu mbyllën seancat për publikun nga gjykata.

http://kallxo.com/mbyllen-seancat-ndaj-sali-mekajt/