Pamje nga Vushtrria

Ndalohen Fishekzjarrët në Vushtrri

Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë njoftoi se ka urdhëruar ndalimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në këtë komunë.

Lajmin për ndalimin e bëri të ditur vetë Tahiri me anë të një postimi në facebook.

“Pas shume ankesave nga qytetaret, me qëllim të rritjes së sigurisë, sot kam urdhëruar ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike në sheshin kryesor të qytetit te Vushtrrisë dhe në vendet tjera publike si tregje, rruge e sheshe!”, shkroi Tahiri.

Xhafer Tahiri para pesë ditësh ka hequr edhe derën e zyrës së tij për të treguar se ëahtë transparent ndaj qytetarëve.

http://kallxo.com/kryetari-vushtrrise-heq-deren-e-zyres-per-te-qene-afer-qytetareve/

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ndaloi mjetet piroteknike në vende publike në Prishtinë.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-ndalon-petardat-ne-prishtine/