Foto: NATO

NATO Flet për Çështjen e Trenit

Deklaratave me tone të ngritura iu shtua të dielën një e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq i cili kërcënoi me ndërhyrje ushtarake “në rast se vriten serbët në Kosovë”.

Por zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha për BIRN se palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në dialog.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe sigurisë. Misioni ynë i KFOR-it vazhdon ta ushtrojë rolin e vet ashtu siç është mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me Rezolutën 1244 në vitin 1999. KFOR është i përgatitur të asistojë, nëse kërkohet dhe si reagues i tretë pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu.