Mytaher Haskuka Fiton Prizrenin

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka ka fituar në Prizren ndaj rivalit të tij nga PDK, Shaqir Totaj.

Me 100 përqind të votave të numëruara, Haskuka ka marrë 50.32 përqind të votave kundër Totajt që ka 49.68 përqind.

Në votimet e 22 tetorit, kandidati i PDK-së ka fituar 29.75 për qind të votave, kurse ai i Vetëvendosjes 22.41 për qind.

Haskuka mori si aleatë partitë e reja, Nisma dhe Alternativa. Ndërkaq në këtë garë, Totaj mori mbështetjen e AAK-së dhe KDTP-së.