Kreu i PD-së në fushatë - Foto: Facebook

Mustafaj i Kërkon Dorëheqjen Lulzim Bashës

“Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën”, ka shkruar Mustafaj.

Reagimi i ish-ministrit ka ardhur pas publikimit të rezultateve të pjesshme nga KQZ pas përpunimit të 31.7 % të qendrave të votimit sipas të cilave Partia Socialiste ka fituar 49.58% të votave, Partia Demokratike 28.36%, Lëvizja Socialiste për Integrim 15.19%, PDIU 3.77%, LIBRA 1.09% dhe subjektet e tjera nën 1 për qind.

http://kallxo.com/edi-rama-ps-ka-marre-75-mandate/