Votimi i Isa Mustafës | Foto: Kallxo.com

Mustafa: Votë për Forcim të Demokracisë

Teksa votoi në Shkollën “Emin Duraku” të Prishtinës kryetari i LDK-së Isa Mustafa votën e sotme të qytetarëve për zgjedhjet lokale e vlerësoi votë për forcim të demokracisë

“Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Kosovën. Shpresoj që qytetarët do të zgjedhin më të mirët në mënyrë që të forcojmë qeverisjen lokale, ta forcojmë demokracinë në vend”, tha Mustafa.

Ai bëri thirrje për dalje në zgjedhje, ndërsa tha se sot “qytetarët me vullnetin e tyre do t’i ndihmojnë demokratizimit të vendit,t’i ndihmojnë zhvillimit”.