Mustafa Uron Zaev-in

Kryeministri i ri i Maqedonisë dhe qeveria e tij u urua sot nga Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Mustafa në urimin e tij shprehu përkushtimin për fuqizim të raporteve mes dy shteteve.

“Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e re e Maqedonisë do të vazhdojë fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira që dy vendet dhe dy popujt tanë kanë ndërmjet tyre”, shkroi Mustafa në urimin e tij.

Dje KALLXO.com shkroi për qeverinë e re të Maqedonisë që u zgjodh nga parlamenti i këtij vendi.

http://kallxo.com/parlamenti-maqedonise-miraton-qeverine-e-re/