Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës

Mustafa Uron Besimtarët Ortodoksë të Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse ka uruar besimtarët dhe klerin ortodoks në Republikën e Kosovës.

Duke përcjellë urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa ka shprehur dëshirën që kjo festë të forcojë edhe më tutje vlerat e paqes, dashurisë ndërnjerëzore, humanizmit dhe solidaritetit.

“Urimet më të sinqerta për besimtarët ortodoksë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në urimin e kryeministri Mustafa.