Isa Mustafa në Istog | Foto: LDK

Mustafa: Do u Japim Shans Njerëzve të Rinj

Në Istog në 27 vjetorin e themelimit të LDK-së, kryetari i kësaj partie dhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se do u jepet shansi njerëzve të rinj, kur po fliste për kandidatin e kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju siguroj që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, tha Mustafa.

Ai theksoi se për t’u dhënë hapësirë njerëzve dhe kuadrove të reja ishte vendosur para dy vjetësh nga strukturat e LDK-së, duke treguar se në takime me nënkryetarët, kryetarët e degëve dhe me strukturat e këtij subjekti politik do të caktohet kandidati për kryeministër nga LDK-ja për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në Istog Mustafa tha se edhe po të kthehej përsëri në vitin 2014 do të hynte në koalicion me PDK-së, sepse sipas tij ky koalicion është bërë për të mirën e vendit.

Megjithatë ai tha ca fjalë për ish-partnerin e koalicionit.

“Por, ata që e bënë këtë veprim tani, ata nuk na tradhtuan ne, ata e tradhtuan veten, sepse patën shpresë se i shkojnë në fund kësaj pune, por e panë që nuk munden me ne”, tha Mustafa.

Kryeministri në detyrë e lavdëroi qeverisjen e drejtuar prej tij.

“Qeveria ka dalë e pa korruptuar dhe ministrat kanë qenë ata që kanë punuar mirë, ju siguroj që kemi bashkëpunuar mirë me BE-në dhe SHBA-të dhe ju siguroj që kemi dhënë një shembull të mirë se si duhet qeverisur Kosova”, tha Mustafa.

Qeveria e drejtuar prej tij u rrëzua të mërkurën nga një mocion mosbesimi i iniciuar nga opozita dhe i përkrahur nga PDK-ja.

http://kallxo.com/kuvendi-rrezoi-qeverine-mustafa/

Presidenti Thaçi pastaj e shpërndau Kuvendin dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/