Mustafa: Trashëgimia është e të Gjithëve

Kryeministri Mustafa foli për trashëgiminë gjatë hapjes së parkut Arkeologjik të Ulpianës.

Gjatë hapjes së Parkut Arkeologjik të Ulpianës Kryeministri Mustafa tha se trashëgimia kulturore është e të gjithë kosovarëve.

NDËRLIDHUR

Në përurim të parkut që ndodhet në Komunën e Graçanicës, Mustafa deklaroi se trashëgimia e Kosovës u krijua gjatë tërë historisë së saj nga të gjithë ata që në kohë të ndryshme jetuan këtu.

“Kosova po ashtu mburret me trashëgimi të larmishme të krijuara gjatë mijëvjeçarëve e shekujve të kaluar nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar në këto treva,” tha Mustafa.

Ai tha se kjo trashëgimi duhet të mbrohet, pasi që sipas tij “e gjithë kjo na përket neve”.

Mustafa u zotua se Qeveria e Kosovës do të ndihmojë ruajtjen e trashëgimisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do ta përkrahë këtë punë. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Kulturës do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e trashëgimisë kulturore duke ngritur buxhetin dhe duke rregulluar fushën e trashëgimisë kulturore me ligje,” tha Mustafa.

Edhe pse i pranishëm në këtë ngjarje, ministri i Kulturës Kujtim Shala nuk dha asnjë deklaratë sa i takon këtij parku arkeologjik.

Udhëheqësi i punimeve në Ulpianë Milot Berisha tha se mjetet të cilat i kanë kërkuar nga institucionet për ndërtimin e Parkut Arkeologjik të Ulpianës kanë qenë të mjaftueshme.

Ulpiana ishte një lokalitet antik që kulmin e saj e mbërriti në shekujt III dhe IV.

27 Tetor 2016 - 14:43

Adelina Ahmeti 27/10/2016 - 14:43
NDËRVEPRIMI0

Mustafa: Trashëgimia është e të Gjithëve

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend