Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: Do t’i Dënojmë Kapësit e Shpresës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në ditën kur nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit porositi që me votë do të dënohen kapësit.

“Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai më tutje duke iu drejtuar atyre që kanë të drejtë vote në zgjedhje, konstatoi se ka ardhur koha që votuesit të vendosin për rrugën e tyre.

“Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë”, shkroi Mustafa.

Kreu i LDK-së premtoi fushatë të drejtë, të sinqertë e demokratike.

LDK-ja tubimin hapës të fushatës do ta zhvillojë sot në Prishtinë prej orës 17:00.