Kryeministri Isa Mustafa në Kuvend - Foto: KALLXO.com

Mustafa: Të Mos e Zhvlerësojmë Përkushtimin e Policisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se nuk duhet të zhvlerësohet përkushtimi i Policisë së Kosovës në rastin e ndalimit të trenit provokues serb.

“Ne nuk duhet të zhvlerësojmë përkushtimin e djemve e vajzave tona të Policisë“, tha Mustafa në Kuvendin e Kosovës.

Ai reagoi kështu ndaj deklaratës së deputetit Shpejtim Bulliqi, i cili tha “e pamë kush e ka ndalë trenin”. “Sa për institucionet e Kosovës ai tren ish shku deri n’Kaçanik”, tha Bulliqi.

Këto komente u bënë gjatë interpelancës së kryeministrit për situatën në Mitrovicë.

Rezoluta me 5 pika, e propozuar nga deputeti Rexhep Selimi, nuk shkoi në votim, ndërsa seanca vazhdon të martën në ora 10:00.