Mustafa: Do ta Çlirojmë Shtetin nga Kthetrat e Krimit

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri në largim tha se kjo Qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë”, ka shkruar Isa Mustafa.

“Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit!”, ka theksuar ai pak çaste më parë.

Ky reagim i Isa Mustafës erdhi pak orë pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar prej tij.
Mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë, të inicuar nga partitë opozitare, e përkrahën edhe deputetë të PDK-së, parti me të cilën LDK e Isa Mustafës ishte në koalicion qeveritar.

http://kallxo.com/kuvendi-rrezoi-qeverine-mustafa/