Mustafa Sulmon Keq Vetëvendosjen

Kryeministri Isa Mustafa ka sulmuar keq Lëvizjen Vetëvendosje në një postim ku ka premtuar se LDK do të bëjë publike pasqyrat e saj financiare.

Pasi e ka quajtur shumë të qëlluar kërkesën që pasqyrat pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente, Mustafa ka thënë se LDK do të prezantojë çdo cent të shpenzuar nga partia.

Mirëpo, në postimin e bërë në profilin e tij në “Facebook”, Isa Mustafa ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje të cilës megjithatë nuk ia ka përmendur emrin.

“Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme…”, ka shkruar Isa Mustafa, duke aluduar në gazin lotsjellës të përdorur nga Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës e molotovin e përdorur në protesta të ndryshme.

http://kallxo.com/kuvendit-kthehet-gazi-lotsjelles/

http://kallxo.com/koktej-molotovi-te-qeveria/