Mustafa: Shënjimi i Kufirit i Hap Udhën Shumë Proceseve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shfaqur shpresën se shënjimi i kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.

Ai ka lavdëruar partinë e tij, duke thënë se me votimin e Demarkacionit  dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës në profilin e tij në “Facebook”:

“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.

LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”.