Shtatorja e Ibrahim Rugovës

Mustafa: Rugovës Askush nuk i Dëgjoi një Fjalë të Keqe

Mustafa e kujtoi sot ish-Presidentin Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes si një njeri që akujt nuk i fliste fjalë të këqija.

“Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe,” shkroi Mustafa në Facebook.

Mustafa shkroi edhe për punën që bëri Rugova.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor,” vijoi postimi i Mustafës.

Kryeministri kujtoi edhe fjalë të senatorit Bob Dole për të përshkruar njeriun që udhëhoqi LDK-në dhe që ishte Presidenti i parë i Kosovës.

“’Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante senatori Bob Doll,” shkroi Mustafa.

Kryeministri nuk mori pjesë në akademinë e sotme të organizuar nga LDK-ja, ngase sipas organizatorëve ndodhej në udhëtim.

KALLXO.com shkroi sot për mungesë organizimi të aktiviteteve nga institucionet shtetërore në 11 vjetorin e vdekjes.

http://kallxo.com/heshtje-institucionale-ne-diten-e-vdekjes-se-rugoves/

Kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Presidenti i parë i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006, pas një sëmundjeje të rëndë.