Isa Mustafa duke votuar - Foto: KALLXO.com

Mustafa: Qytetarët Vendosin për Fatin e Qeverisjes së Mirë në Komuna

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Emin Duraku” të kryeqytetit.

“Është një ditë e rëndësishme për të gjitha komunat ku mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve të kryetarëve të komunave. Ndaj bindjen se të gjithë qytetarët do të vendosin sot për kandidatët më të mirë, në mënyrë që ata të qeverisin, në çështjet themelore për të cilat qytetarët janë të interesuar dhe se të gjithë nesër duhet të jenë të kënaqur me rezultatet që do të arrijnë. Uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë dhe që qytetarët të votojnë në mënyrë masive sepse ata përcaktojnë fatin e zgjedhjes së problemeve të tyre por edhe  fatin e qeverisjes së mirë të komunave të Kosovës”, tha Isa Mustafa pas votimit.

Mustafa në votim ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ndryshe, sot po votohet në 19 komuna të Kosovës, të cilat në rrethin e parë të mbajtur më 22 tetor nuk arritën të zgjedhin kryetarët e tyre.

KALLXO.com transmetoi LIVE votimiin e Isa Mustafës.