Isa Mustafa në Kuvend | Foto: Atdhe Mulla

Mustafa Do Qeveri pa PDK-ne dhe Listën Serbe

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa e konsideroi të tmerrshme gjendjen në Kuvendin e Kosovës

“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai më tutje e kërkoi tërheqjen ose rrëzimin e koalicionit qeverisës, duke kërkuar një koalicion tjetër.

Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe.

Mustafa e përfundoi postimin e tij me fjalët “Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!”