Isa Mustafa në fushatë - Foto: LDK

Mustafa Pretendon Fitore në Nivel të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk priti gjatë pas mbylljes së vendvotimeve për të deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi me rezultatet e arritura në zgjedhjet lokale të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

“Kam besim shumë të madh që do t’i fitojmë edhe komunat të cilat nuk i kemi pasur më herët”, tha Mustafa në konferencën për media të mbajtur në LDK.

Megjithatë ky i fundit tha se janë dy komuna ku do të ketë balotazh. Sipas tij Prizreni e Mitrovica duket se do të kenë rezultate të ngushta. Mirëpo ai u shpreh se pritjet e tij janë që rezultatet do të jenë në favor të LDK-së.