Takimi Mogherini-Mustafa | Foto: Atdhe Mulla

Mustafa Pret Mogherinin

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme u takua sot edhe me Kryeministrim Mustafa.

Mustafa mysafiren e lartë doli ta presë jashtë objektit qeveritar për ta bërë një copër rrugë me të.

Mogherini në takimin me Mustafën shoqërohej nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

Edhe takimi Mustafa-Mogherini ishte i mbyllur për medie.

Mustafa e Mogherini pritet të dalin në një konferencë për gazetarë pas takimit.

Nëpër fotografitë e Atdhe Mullës Mogherini e Mustafa shihen të buzëqeshur.

Mogherini-Mustafa-005

Mogherini-Mustafa-004

Mogherini-Mustafa-002

Mogherini para se të takohej me Mustafën zhvilloi takime edhe me Presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ajo do të takohet edhe me liderët opozitarë të vendit, ndërsa në plan ka edhe vizitën në Mitrovicë.

Bashkimi Europian është duke kryer rehabilitimin e urës kryesore të lumit Ibër në këtë qytet.

Mogherini vizitoi Kosovën mnë 26 mars 2015 kur foli për Gjykatën Speciale.

http://kallxo.com/mogherini-gjykata-speciale-do-te-jete-nje-zhvillim-pozitiv/

Dje Mogherini në Serbi u prit me thirrje të radikalëve Serbi-Rusi!

http://kallxo.com/radikalet-serbe-e-presin-mogherinin-thirrjet-serbi-rusi/