Vizita e Mustafës në Aeroportin e Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Mustafa Premton Mbështetje për Aeroportin e Gjakovës

Kryeministri Isa Mustafa vizitoi sot Aeroportin e Gjakovës, ndërsa foli për gjetjen e mënyrave të shfrytëzimit të tij.

Kryeministri Mustafa me dy ministra të kabinetit të tij Haki Demollin e Lutfi Zharkun, drejtuesit e ministrive të FSK-së dhe infrastrukturës vizitoi Aeroportin e Gjakovës.

NDËRLIDHUR

Me personelin e këtij areroporti dhe kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, Mustafa me ministrat e tij zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Pas daljes nga takimi, Mustafa foli për veprimet që duhet të ndërmerren në mënyrë që ky aeroport të shfrytëzohet.

“Të bëjmë një studim të fizibilitetit dhe të kërkojmë partneritet ndërkombëtar për këtë dhe pastaj të ofrojmë alternativat më të mira në tavolinë për shfrytëzimin e këtyre aseteve dhe për gjenerimin ekonomik edhe për Gjakovën edhe për Kosovën”, tha Mustafa.

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila dha ide për çfarë mund të shfrytëzohet Aeroporti i Gjakovës.

“Mundësitë janë të shumta-prej shkollës së aviacionit civil tek mundësitë e përdorimit të hapësirës për çështje të ndryshme komerciale, natyrisht sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa Mustafa më tutje u zotua që qeveria do të mundësojë financimin e punonjësve të këtij aeroporti.

“Si qeveri do të marrim për obligim që të sigurojmë financimin në mënyrë që bordi, menaxhmenti dhe punonjësit që merren me administratën dhe sigurimin e aroportit të vazhdojnë dhe të kenë mundësi që të punojnë”, tha Mustafa.

Qeveria vitin e kaluar dha 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës.

30 Mijë Euro për Aeroportin e Gjakovës

Mustafa Aeroportin e Gjakovës e kishte vizituar edhe më 2 prill.

Mustafa: Aeroporti i Gjakovës, Aset i Rëndësishëm i Kosovës

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar edhe më herët për Aeroportin e Gjakovës.

Aeroporti i Gjakovës nën Kontroll të PDK-së

http://kallxo.com/gjnk/gjakova-sheh-shpetim-ne-aeroportin-e-pakompletuar/

21 Prill 2017 - 20:26

Lekë Muqaj 21/04/2017 - 20:26
NDËRVEPRIMI0

Mustafa Premton Mbështetje për Aeroportin e Gjakovës

by Lekë Muqaj
NA NDIQNI

Send this to a friend