Komisioni për Zhvillim Ekonomik | Foto: KALLXO.com

Mustafa: Nuk Kemi Ndikim tek Autoritetet e Pavarura

Për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për Postën e Kosovës u fol edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Sipas Muhamet Mustafës ky Komision nuk mund të ndërhyjë në vendimet e autoriteteve të pavarura.

“Duke qenë se ai është një autoritet i pavarur, është përgjegjës që ta zbatojë ligjin, ne kemi konsultuar ligjin dhe shërbimin juridik të Kuvendit. Ata na kanë thënë  se Komisioni nuk mund të intervenojë në vendimet e rregullatorëve”, tha Mustafa, i cili është kryesues i këtij Komisioni parlamentar.

Muhamet Mustafa më tej njoftoi se Komisioni është takuar me delegacionin e Postës, të cilit i ka rekomanduar t’i drejtohen organeve të drejtësisë.

“Ne kemi bisedu pastaj edhe me Postën, një delegacion që unë e kom pranu, do me thënë qysh në nëntor, nuk e kemi neglizhuar këtë çështje. Në Komision ne i kemi sugjeru Postës që të bëjë ankesë në gjykatën përkatëse dhe unë mendoj se kjo çështje do të marrë epilogun sipas ligjeve në fuqi, pa e rreziku sistemin e funksionimit, përgjegjësinë e Komisionit, përgjegjësinë e kuvendeve dhe përgjegjësinë e rregullatorëve”, theksoi ai.

Propozimit të anëtarit të Komisionit Raif Qela që kjo çështje të bëhet rend dite i Komisionit, Mustafa iu përgjigj se kjo çështje mund të vijë vetëm nëse evidentohen shkelje ligjore.

“Diskutimi ynë për këtë çështje vjen në rend të ditës në qoftë se konstatohet se rregullatori ka shkelur ligjin në mënyrë të vrazhdë”, theksoi Mustafa.

Ai më tej shtoi se autoriteti duhet ta prolongojë zbatimin e vendimit deri në vendim gjykate.

“Sigurisht rregullatori duhet të marrë parasysh këtë çështje që ka zgju diskutim dhe të shohë mundësit e prolongimin të zbatimit të vendimit të tij deri në vendim të gjyqit”, theksoi Muhamet Mustafa.

“Gazeta Jeta në Kosovë“ raportoi javën e kaluar për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për mbylljen e 43 pikave postare.

Urdhri që Rrezikon Qëndrueshmërinë Financiare të Postës

Dje ndërkaq dhjetëra punëtorë të Postës protestuan para Kuvendit të Kosovës kundër të njëjtit vendim.

http://kallxo.com/proteste-kunder-vendimit-per-mbylljen-e-43-pikave-postare/