Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: Nisma për Specialen, Rrënuese për Shtetin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku partitë në pushtet po synojnë ta votojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Mustafa e konsideron “rrënuese” për shtetin e Kosovës dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Në një postim në “Facebook”, Isa Mustafa ka deklaruar se e përkrahë plotësisht qëndrimin e grupit parlamentar të LDK-së për këtë çështje.

Në një deklarim para mediave, grupi parlamentar i LDK-së tha se nuk do të jetë pjesë e “veprimeve të pamatura”.

“Tendenca për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale është tepër e rrezikshme dhe e fut vendin në një situatë të paparashikueshme”, tha Kujtim Shala.

http://kallxo.com/ldk-tendenca-per-shfuqizimin-e-speciales-e-rrezikshme/