Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa Ngushëllon Familjen e ish-Kryeministrit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i cili ka vdekur sot në një spital në Turqi.

Në telegramin e ngushëllimit kryeministri Mustafa thotë se është thellësisht i prekur nga vdekja e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës.

“Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.