Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: Në Asnjë Rrethanë Koalicion me PDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përsëriti sot qëndrimin e tij se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

NDËRLIDHUR

Ndërsa, sa i përket Vetëvendosjes, ai ka thënë se do të kërkojnë që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore.

“Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet soecifike”, ka shkruar Isa Mustafa.

Për situatën e krijuar me mosformimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Mustafa tha se fajtor është koalicioni i PDK-së.

“Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Sutuatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së”, ka shkruar ai.

Isa Mustafa akuzoi PDK-në, VV-në, AAK-në, Nismën si inicuese e Listën Serbe se organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK vetëm për faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.

Ai ka kritikuar edhe ndëkombëtarët, “të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin”.

12 Gusht 2017 - 15:57

Naser Sertolli 12/08/2017 - 15:57
NDËRVEPRIMI0

Mustafa: Në Asnjë Rrethanë Koalicion me PDK-në

by Naser Sertolli
NA NDIQNI

Send this to a friend