Kryeministri Isa Mustafa në Reçak - Foto: ZKM

Mustafa: Muri në Mitrovicë do të Rrënohet

Sipas shefit të Qeverisë së Kosovës, edhe muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet. Ai theksoi se është detyrë e Komunës që ta rrënojë murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale.

“Por, në qoftë se Komuna nuk e bën, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndajë me mure, apo që të getoizojë një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë homazheve në Reçak, në 18-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe, të cilat patën vrarë 45 civilë.

http://kallxo.com/mustafa-ben-homazhe-ne-recak/

Dje, ndërkaq, në Reçak është përuruar shtatorja e ambasadorit William Walker, i cili më 15 janar 1999 i tregoi botës mbarë masakrën e llahtarshme të kryer nga forcat serbe në këtë fshat.

http://kallxo.com/william-walker-shpetimtari-ne-bronx/