Isa Mustafa në Kuvend | Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: LDK Vendos Vetë!

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa reagoi nëpërmjet një postimi në Facebook pas shkrimeve që pasuan publikimin e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit.

“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në”, shkroi Mustafa.

Ai partinë që drejton e konsideroi të aftë për ta qeverisur vendin

“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”, përfundoi postimi i Mustafës.

Dje Koalicioni LDK-AKR-Alternativa publikoi listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Në listë ndodhet edhe Naser Osmani që po përballet me një proces gjyqësor për kohën kur ishte pjesë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

http://kallxo.com/naser-osmani-prish-pastertine-e-listes-se-koalicionit-rreth-ldk-se/