Kryeministri Isa Mustafa priti zyrtaren e lartë të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz Calavera - Foto: ZKM

Mustafa: Kosova e Përkushtuar në Rrugën e Integrimeve Europiane

Gjatë takimit është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.

“Temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste”, thuhet në komunikatë.

Sipas fotografisë së dërguar nga Zyra e Kryeministrit shihet që drejtoresha Genoveva Ruiz Calavera ishte e shoqëruar nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ndërsa kryeministri Mustafa ishte i shoqëruar nga këshilltarët e tij dhe ministri në detyrë, Avdullah Hoti.