Kryeministri Isa Mustafa I Foto: Facebook

Isa Mustafa i Gatshëm të Takohet me Drejtues të Komunës së Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur gatishmërinë që të takohet me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës për të diskutuar se si mund të shpëtohet Pallati i Rinisë nga shtija dhe likuidimi.

Në ditën kur ka marrë njoftimin nga drejtori i bordit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Petrit Gashi, se objekti në qendër të kryeqytetit do të vihet në likuidim, Mustafa ka shprehur qëndrimin e tij se vendimi i AKP-së nuk nënkupton shitjen e Pallatit dhe se ka hapësirë të kërkohet zgjidhje, disa qytetarë kanë shpalosur komentet e tyre.

Mustafa ka thënë se Pallati i Rinisë në Prishtinë duhet t’u takojë qytetarëve pasi që ai “është ndërtuar në pjesën më të madhe me kontributet e qytetarëve të Prishtinës” brenda të cilës asokohe bënin pjesë edhe Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica dhe Novobërda.

Një komentues në faqen e kryeministrit në Facebook ka kërkuar që të formohet një Grup Punues me përfaqësues të komunave në fjalë dhe të kërkohet modeli që i përgjigjet më së mirë situatës, kryeministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë që të takohet me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, AKP-në dhe palët e tjera të interesuara për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

“Faleminderit Fatmir. Jam i gatshëm të takohem me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, AKP-në dhe palët e tjera të interesuara për të gjetur zgjidhjen më të mirë, në interes të qytetarëve, të sportit dhe kulturës”, ka qenë përgjigja e kryeministrit Isa Mustafa.