Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa: Fillimi i Ri i PDK-së Dështoi

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka thënë se numrat, për të cilët ka dalë në gjueti koalicioni PAN, “janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra”.

“Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet”, ka shkruar ai.

“Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta”, ka shtuar shefi i Qeverisë së rrëzuar më 10 maj edhe me votat e PDK-së, me të cilën ishin në koalicion.