Kryeministri Isa Mustafa takon homologun shqiptar, Edi Rama - Foto: ZKM

Mustafa e Rama Pajtohen për Thellimin e Bashkëpunimit

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, shefi i Qeverisë pasi e njoftoi kryeministrin Rama për progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Edi Rama vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është biseduar edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.