Arkiv - Isa Mustafa dhe drejtues të tjerë të LDK-së takojnë strukturat e partisë në Lipjan - Foto: Facebook

Mustafa e Quan ‘Mesjetare’ Qeverisjen e Lipjanit nga PDK-ja

Kreu i LDK-së i ka thënë këto fjalë në një postim në profilin e tij në “Facebook”, pas një vizite që ka realizuar në Lipjan bashkë me kandidatin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hotin.

“Koalicioni ynë i shpresës është garant i vetëm i zhvillimit, i dekriminalizimit dhe i perspektivës”, ka theksuar Isa Mustafa.

Këtë postim Mustafa e ka shoqëruar me disa fotografi nga takimet që ka pasur ai dhe kandidatë të tjerë të LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Isa Mustafa dhe zyrtarë të tjerë të partisë që ai drejton janë takuar sot në Lipjan me të rinjtë dhe strukturat e LDK-së në këtë qytet, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.

Ndërsa, sipas një komunikate të LDK-së, në takimet në Lipjan kryetari Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe aleatët e saj ofrojnë Avdullah Hotin kandidat për kryeministër me kredenciale të larta profesionale, për ta qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

“Hoti është dëshmuar me punë të pastër dhe profesionale. Ai ka përgatitjen akademike, profesionale, integritetin dhe përvojën e duhur për të qenë një kryeministër i suksesshëm”, ka thënë Mustafa sipas komunikatës.

Po ashtu, kryeministri në detyrë citohet të ketë thënë se Hoti është i gatshëm që të përballet me të gjitha sfidat që i ka vendi, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, luftimi i krimit, integrimi i vendit në familjen evropiane etj.

Ndërsa, kandidati i LDK-së dhe aleatëve të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, citohet të ketë thënë se Qeveria e kaluar “ka bërë mrekullira, të cilat do të nxiten edhe më tepër pas fitores së 11 qershorit”.

Hoti ka thënë se rritja e të ardhurave ka krijuar mundësi më të mëdha për të rritur investime nëpër komuna. Ai ka përmendur projektet konkrete që janë zbatuar në Lipjan dhe ato që pritet të realizohen pas fitore së zgjedhjeve më 11 qershor.

Hoti ka premtuar se buxheti për Lipjanin do të dyfishohet nga qeveria e ardhshme, thekson komunikata e LDK-së.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Imri Ahmeti (LDK) kishte fituar përballë Shukri Bujës së PDK-së në balotazh, pasi në raundin e parë asnjë kandidat nuk kishte fituar përqindjen e nevojshme të votave.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-shukri-bujes-dhe-tete-zyrtareve-te-lipjanit-per-korrupsion/