Mustafa e Përgënjeshtron Haradinajn për Numrin e Zëvendësministrave   

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përgënjeshtruar kryeministrin Ramush Haradinaj për numrin e zëvendësministrave që kishte qeveria e kaluar.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thënë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra. Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa ka thënë se të gjithë emrat e zëvendësministrave mund të publikohen.

Krypometri ka raportuar për të pavërtetat që janë dhënë në të kaluarën për numrin e zëvendësministrave.