Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Mustafa: Demarkacioni i Shkon të Hënën Kuvendit

Marrëveshja për përcaktimin vijës kufitare me Malin e Zi do t’i shkojë Kuvendit të hënën nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria në një komunikatë të lëshuar ku njofton për një bisedë telefonike të Kryeministrit Mustafa me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, paralajmëron dërgimin e demarkacionit në Kuvend.

“Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Aty u paralajmërua edhe mbledhja e qeverisë nga e cila marrëveshja e demarkacionit do t’i shkojë Kuvendit.

“Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Marrëveshja e demarkacionit ishte dërguar edhe më 1 shtator të vitit të kaluar në Kuvend, por atëherë ishte tërhequr pa u nxjerrë në votim.

http://kallxo.com/qeveria-terheq-demarkacionin-nga-rendi-dites/