Mustafa: Demarkacioni Para Liberalizimit

“Sa i përket demarkacionit, kemi marrë mesazh nga Komisioni Evropian se duhet ratifikuar kjo marrëveshje para se të jetësohet liberalizimi i vizave,” tha Mustafa në Kuvendin e Punës së partisë që drejton.

Mustafa siguroi të pranishmit se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të krijohet sipas ligjeve të Kosovës.

Mustafa muajin maj e quajti historik, duke përmendur rekomandimin për liberalizim vizash dhe pranimin në UEFA dhe FIFA që ndodhën gjatë tij.

Mustafa foli edhe për zhvillimet në Kuvendin e  Kosovës.

“Kuvendi është ballafaquar me veprime te dëmshme nga akterët opozitarë, sa u përket dy marrëveshjeve. Mirëpo Kushtetuesja e ka thënë fjalën e vet,” tha Mustafa.

Ai deklaroi se në vitin 2015 janë punësuar 18 mijë persona.

Mustafa shpjegoi se puna që po bën qeveria do të reflektohen në zgjedhjet e 2018-ës.

“Vota që do e marrim në zgjedhjet e vitit 2018, do te jenë kallëzuesi kryesor i punës sonë në këtë qeveri,” tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për zërat kundër në LDK. Tha se çdo vendim i kësaj partie është marrë me miratim të Këshillit të Përgjithshëm.

Pas fjalimit të Mustafës, sipas gazetarit të KALLXO.com pati një komunikim të tij me Fatmir Sejdiun. Nuk ishte e qartë se çfarë folën mes vete Mustafa e Sejdiu, por kryetari i LDK-së iu drejtua ish-kryetarit me anë të mikrofonit “prite rendin e pastaj do të flasësh.