Mustafa, Delawie e Apostolova në Kuvend

Si duket, bisedimet për demarkacionin dhe fatin politik të qeverisë së Kosovës, të nisura dje me intensitet të shtuar, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Në objektin e kuvendit kanë hyrë edhe shumica e deputetëve te LDK-së.

Paraprakisht, në objektin e Qeverisë është zhvilluar një takim mes Kryeministrit Mustafa dhe Ambasadorit Delawie ku kanë qenë të pranishëm edhe dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Takime Veseli- Mustafa- Delawie ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme ku është biseduar për procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin.

Mbledhja e qeverisë e pritur të mbahej dje, është shtyrë në pritje të rezultatit të mocionit të mosbesimit që opozita ka ngritur ndaj qeverisë. Mocioni do të mbahet nesër.