Mustafa i Ankohet BB-së: Problemet me Energji po Pengojnë Zhvillimin e Vendit

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Ferat Shala, kryeministri Mustafa i ka njoftuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, për stabilitetin makroekonomik dhe buxhetor si dhe për reformat strukturore që po ndërmerren, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Mustafa foli për rëndësinë e madhe që ka për Kosovën adresimi i çështjes së energjisë si një nga pengesat në zhvillimin edhe më të shpejtë të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar të pranishmit edhe për prioritetet tjera të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur përkushtimin e plotë për reforma të mëtejshme në kuadër të zhvillimit të vendit dhe i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Bankës Botërore.

Anëtarët e delegacionit të Bankës Botërore u interesuan për aspektet e ndryshme të zhvillimit ekonomik, duke vlerësuar punën dhe rezultatet e deritashme të Qeverisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.