Blerand Stavileci - Foto: KALLXO.com

Musmurati: Stavileci Nuk Është Kandidat për Kryetar të Prishtinës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, tha për KALLXO.com se ende nuk e kanë caktuar kandidatin që do të garojë për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Ai tha se ende ka kohë për të aplikuar me kandidaturat për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Megjithatë, i pyetur nga KALLXO.com nëse kandidati i PDK-së do të jetë Blerand Stavileci, Musmurati tha se ai nuk është. “Jo, Blerandi nuk është“, theksoi Basri Musmurati.

Nga partitë e mëdha, në garën për të parin e kryeqytetit kandidatët i kanë bërë publikë Vetëvendosje – Shpend Ahmetin, LDK ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin dhe AAK – Arbër Vllahiun.