Musliu: Kur Vendosëm për LDK-në, e Zgjodhëm të Keqen më të Vogël

“Ishe pasë çu njani me mëngjes thojke: keq anej, keq knej. Kur erdh mbramja thojke: mirë anej, mirë knej… Po më doket edhe neve na ka ardhë qashtu puna. Kur e patëm lidhë koalicionin me LDK-në e dijshim se ka me na ra keq anej, keq knej. Por u desht me zgjedhë të keqën më të vogël”, tha ajo duke shtuar se e kanë ditur se shumë ma keq u binte t’ua linin atyre (bëri me dorë nga opozita) me qeverisë vendin.

Më tej, Ganimete Musliu tha se gjatë kohës sa është deputete befasia më e madhe i dukej fjalimi i sotëm i deputetit Anton Quni.

Deputetja e PDK-së tha se kur doli jashtë sallës e ka pyetur një koleg nga LDK se çfarë pati Antoni me atë fjalor, me ato akuza për luftën dhe prijësit e luftës. Sipas Musliut, kolegu i ka thënë të mos befasohej se Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

“Zoti Quni t’u kisha lutë me dalë me demantu sepse kurrë në jetë ma keq nuk jam ndi”, tha ajo.

Këto akuza i kanë demantuar të dy deputetët e apostrofuar pas fjalimit të deputetes Ganimete Musliu.