Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Mungon Gjyqtarja-Shtyhet Seanca për Terrorizëm

Kryetarja e trupit gjykues  Shpresa Hasaj-Hyseni mungoi në gjykimin e Ardian Gjurajt që akuzohet për vepra që lidhen me terrorizëm dhe për mungesë të saj seanca u shty në afat të pacaktuar.

Gjyqtarja Shpresa Hasaj-Hyseni u tha se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Shqipëri.

Edhe një seancë tjetër gjyqësore u shty po për mungesë të gjyqtares Hasaj-Hyseni. http://kallxo.com/mungesa-e-gjyqtares-shtyn-gjykimin-per-grabitje-ne-termocentral/

Sipas aktakuzës, Ardian Gjuraj gjatë viteve 2014-2015 duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i ideologjisë së organizatës terroriste-ekstremiste ISIS.

Babai i tij pastaj Gjurajn e kishte paraqitur në polici, ndërsa policia gjermane më 18 prill 2015 e kishte depërtuar në Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se Ardian Gjuraj edhe me tutje i nxitur nga ideologjia e cekur më lart me datën 11 dhjetor 2015 nga Aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar në Turqi, duke u paraqitur si pjesë e një grupi të një organizate joqeveritare, nga i cili është ndarë në aeroportin e Stambollit për të vazhduar drejt Sirisë.

“Në Siri i është bashkangjitur grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës ISIS, në veprimtaritë terroriste të së cilës aktivisht ka marrë pjesë”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, më 25 shkurt 2016 Gjuraj gjatë kalimit ilegal të kufirit nga Siria në Turqi është kapur dhe paraburgosur nga autoritetet turke, të cilave u është paraqitur si shtetas i Rusisë.

Në aktakuzë tregohet se Gjuraj u depërtua në Kosovë më 5 shtator 2016.

Gjuraj akuzohet për bashkim apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi prej 30 ditësh Gjurajt i ishte caktuar një ditë pasi Turqia e dëboi atë në Kosovë.

http://kallxo.com/paraburgim-luftetarit-te-dyshuar-te-isis/

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të aktakuzave ose dënimeve të atyre që ngarkohen për bashkim me organizatat terroriste në Siri.

http://kallxo.com/denuari-rastit-badovci-tash-akuzohet-se-iu-bashkua-isis/

http://kallxo.com/rizvanolli-nuk-e-mbeshtes-isis-in/

http://kallxo.com/bushi-nuk-luftova-per-isis/